
Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ironizoi gjatë një debati zgjedhor në “Politiko” duke vënë në dukje fokusin e gabuar të rivalëve të tij.
“Mirë që jam në debat edhe unë dhe po i nisim këto lamitë si arsimin e shëndetësinë, se me i lanë këta dy, veç kapen për gra, për drunj, për banesa e për rrugë etj,” tha Surdulli, duke kritikuar përplasjet e rivalëve që, sipas tij, shpesh devijojnë nga temat e rëndësishme për qytetarët. /Gazeta10