Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Ka pasë përparim të madh në Suharekë’ – Bali Muharremaj shpërfaq planet e reja

Gazeta10
01 October 2025 - 20:29

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në “Politiko” ka prezantuar prioritetet e programit të tij për mandatin e ardhshëm, duke theksuar disa projekte madhore për qytetin dhe fshatrat përreth.

“Programi jonë i dedikohet qytetarëve të komunës së Suharekës. Në top listë e kam projektin e parë që do të jetë një Pishinë Olimpike. Nën dy, është me rëndësi që ta kemi një qendër të mjekësisë familjare me standarde evropiane. Është koha që ta kemi edhe një stacion të autobusëve me 400 parkingje. Do ta kemi edhe një linjë urbane. Është me rëndësi ta kemi edhe shkollën ‘7 Marsi’”, tha Muharremaj.

Ai theksoi se këto projekte janë të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ngritur standardin e shërbimeve publike në Suharekë. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.