Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kemi 5 shtylla për arsim, shëndetësi, infrastrukturë’ – Dardan Berisha i PDK-së për Suharekën

Gazeta10
01 October 2025 - 20:26

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, në “Politiko” ka prezantuar pesë shtyllat kryesore të programit të tij zgjedhor, të cilat synojnë të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të zhvillojnë potencialin ekonomik të komunës.

“Kemi pesë shtylla kryesore: arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Në arsim do të investojmë në shkolla moderne, kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Shtylla e dytë është shëndetësia, qytetarët tanë meritojnë shërbime cilësore. Shtylla tjetër është bujqësia; Suhareka është zemra e prodhimit bujqësor, pra do të mbështesim fermerët me subvencione”, tha Berisha.

Programi i Berishës synon gjithashtu të promovojë turizmin lokal dhe të stimulojë zhvillimin ekonomik përmes projekteve infrastrukturore dhe mbështetjes për bizneset e vogla dhe të mesme. /Gazeta10

Për më shumë, ndiqeni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.