
Në studion e “Politikos” po diskutohet për ngërçin e radhës të krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas mosvotimit të nënkryetari nga radhët e komuniteti serb. I ftuar në studio është deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili thotë se pse duhet votuar një nënkryetar nga Lista Serbe, kur ata as nuk vijnë në Kuvend.
Ai ka insistuar që Rashiq duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb, duke thënë se ai nuk i ka sulmuar policët e Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se kolegët që i kam në Kuvend janë në fotografi me krejt kriminelët që na i kanë vra policët na i kanë lanë shtirtë.
“Policia e Kosovës ka dhënë dëshmi të mjaftueshme që zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë Radojçiqin si shef real i Listës Serbe kanë marrë pjesë në organizim. Ka foto ka video. Radojçiqi kapet me dron nuk e di çfarë fakti kur nënkryetari i Listës e udhëheq terroristët kundër rendit Kushtetues, po ashtu deputetët e Listës Serbe i ke pas nëpër pengesa”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10