Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krenar Shala: Kurti nuk tërhiqet, por do të ndërmarrë veprime për t’i përmirësuar raportet

Gazeta10
12 September 2025 - 22:27

Analisti politik, Krenar Shala i ftuar në “Politiko” komentoi ngjarjet e fundit në Kosovë, pas pezullimit të planit strategjik nga Amerika. 

Shala tha se pas këtij vendimi, Kurti nuk do të tërhiqet, por do të ndërmarrë veporime që mundësojnë  tejkalimin e këtyre pengesave.

Ashtu siç e mori një vendim ku, Kosova ishte shteti i parë në botë që pranoi se administrata Trump t’i dërgojë disa nga njerëzit, që Kosova ka shumë mundësi që me ja zgjat dorën Amerikës. Kurti ka me ndërmarrë veprime të tilla dhe nuk dorëzohet përballë kërkesave amerikane apo kujtdo qoftë, që me i thënë rehabilito kundërshtimin ndaj  Listës Serbe, nuk e bën ai kurrë, tha Shala.

Gjithashtu ai shtoi se edhe nëse i thotë Amerika tre herë në ditë Kurtit të ndërmarrë veprime të tilla ndaj Listës Serbe, Kurti nuk e pranon këtë, e sipas Shalës, siç thotë ai,. shumë mirë që nuk e pranon./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.