
Moderatori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku pati pyetje për të ftuarit e tij, ish deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës pasi që të njejtit thanë se partia e tyre nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik për shkak se mjaftueshëm deri sot është ndarë kategorikisht shoqëria kosovare.
Artan Behrami dhe Ariana Musliu Shoshithanë se PDK nuk vendos vija të kuqe as ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e Kushtrim Sadiku tha se nëse Albin Kurti është mohues i gjitçkaje, pse lihet e hapur një mundësi bashkëpunimi mes tyre?.
Ariana Musliu Shoshi tha se Partia Demokratike është partia e vetme në Republikën e Kosovës që asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë aprti politike shqiptare.
Ndiqeni debatin e plotë: