Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kuvendi është konstituuar, çkado që vendos Kushtetuesja e respektojmë” / Bajqinovci

Gazeta10
04 September 2025 - 21:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ku ndër të tjera ka folur edhe për bllokadën e radhës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. 

Bajqinovci ka thënë se Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht thotë se duhet të ketë masë të përkohshme ose vendim tjetër, ai thotë se do ta respektojnë.

“Ne e kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit i kemi zgjedhur tre nënkryetar dhe kur kemi ardhur te pika për kandidaturën për nënkryetarin e komunitetit serb i kemi ezauruar të gjithë deputetët nga komuniteti serb dhe mendojë se Kuvendi i Republikës së Kosovë është konstituuar dhe duhet të vazhdojë punën  tutje”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.