Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Marre’ – Kastrati i PSD-së: Je mashtrues ose injorant, Rahimaj i VV-së: Ti je dështak!

Gazeta10
02 October 2025 - 20:57

Debati për Kamenicën në “Politiko” po shoqërohet me debate të ashpra mes kandidatëve. Kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati, akuzoi kryetarin aktual, Kadri Rahimaj, për mashtrim lidhur me projektet infrastrukturore.

“Nëse nuk i pranon faktet, ose je mashtrues ose shumë naiv. Bëhet fjalë për kontratën e Ministrisë së Arsimit të datës 15.10.2021 për ndërtimin e sallës së sporteve në Korretin – ky është fakt,” tha Kastrati.

Rahimaj reagoi menjëherë duke e mohuar versionin e tij. “A ke qenë kryetar? Po ky ka hup në shtator, qysh ke qenë kryetar në atë kohë – ti s’ke qenë kryetar. Ky është mashtrim i drejtpërdrejtë,” u shpreh ai. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.