
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me deputetin e VV-së Mefail Bajqinovci, vizituan mbrëmë aktorin e njohur Osman Azemi, i cili ndodhet në spital.
Kurti dhe Mefi, i dërguan Azemit një buqetë me lule për t’i uruar shërim të shpejtë, por ajo çka u komentua më së shumti ishte stupci që Kurti mbante në dorë.
Për këtë, Bajqinovci ka folur në studion e emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
“Unë e kam Osmanin shok të vjetër, kemi qenë bashkë në shkollë dhe kam kontakte të vazhdueshme me të. Së bashku me kryeministrin kemi shku pa paralajmërim”, tha Bajçinovci. /Gazeta10
Për më shumë, ndiqeni videon: