
Adrian Çollaku në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun në “Politiko”, ka folur rreth ngjarjeve të sotme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Çollaku i ka kritikuar dhe i ka quajtur deputetët si “patriotë me bateria” për shkak se nuk e votuan anëtarin e Listës Serbe, Nenad Rashiq për nënkryetarë të Kuvendit. Ai thotë se nëse ata janë të zotë, le të ndërrojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mënyrë që të mos votohet asnjë anëtarë serb në Kuvendin e Kosovës, pasi që me Kushtetutë thuhet se me patjetër duhet të ketë edhe një anëtarë nga komunitetet si nënkryetarë në Kuvend./Gazeta10