
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në “Politiko”, tregoi pozicionet e partisë së tij apo misionin vendimtar rreth zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.
Haradinaj tha se par rezultatit të zgjedhjeve lokale dhe atyre të balotazhit, kanë parë bukur rritje në vota për partinë e tij, e për këtë ai thotë se edhe gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të kenë rritje dhe se presin rezultat të mirë.
Ai gjithashtu tha se populli e sheh se kush dëshiron të punojë për ta e krahë tyre, dhe kështu ata do të vendosin për të ardhmen e tyre për atë që do të punojë për mirëqenien e popullit. E që sipas Haradinajt, kjo është pjesa më e prekshme e vendit tonë.
Haradinaj gjithashtu theksoi se votat e tyre do të dyfishohen dhe se me punë do të presin rezultat më të mirë se në zgjedhjet e 9 shkurtit./Gazeta10
Ndiqeni deklaratën e plotë: