
Gazetari, Rid Berisha në “Politiko” përveç temës së caktuar të cilën e komentoi, ai tha edhe disa fjalë miradije për këtë emision dhe veçanërisht për moderatorin Kushtrim Sadikun.
Berisha tha se emisioni Politiko ka qenë i vetmi i formatit të tillë që ka përfaqësuar gjithpërfshirje, neutralitet dhe kredibilitet.
“Mendoj se ka qenë emisioni i vetëm që ka ka përfaqësuar gjithpërfshirje, neutralitet dhe kredibilitet”.
Ai gjithashtu shtoi se në studion e Politikos kanë gravituar të gjithë zërat e pluralizmit politik kosovar.
“Në këtë studio kanë gravitu të gjithë zërat e pluralizmit politik kosovar dhe ky është misioni ynë”, shtoi tutje Berisha.
E moderatori i këtij emisioni, Kushtrim Sadiku i aprovoi fjalët e Berishës duke thënë se absolutisht që ky është misioni ynë.
“Absolutisht që ky është misioni ynë dhe nëse këtë e kemi përmbushur, atëherë ia kemi dalë” tha tutje Sadiku.
Video e plotë: