Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sahatçiu – Kurtit: Nuk ka nevojë për drama, gjejeni zgjidhjen me SBAShK-un

Gazeta10
12 Shtator 2022 - 19:30

Donjeta Sahatçiu – Nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti, që të gjendet një zgjidhje që fëmijët të nisin mësimin të hënën. 

Sahatçiu ka thënë se nuk ka nevojë për drama të reja, por të ulet në një tavolinë me SBAShK-un për të gjetur zgjidhjen, raporton Gazeta10. 

“Kryeministër, uleni në tavolinë edhe SBASHK-un. Gjejeni zgjidhjen. Prandaj fitohet udhëheqësia. Nuk lihen në faj vartësit. Nuk pritet në pafundësi zgjidhje nga poshtë. Nuk kemi nevojë për drama të reja. Të sigurohemi që të hënën tjetër dhjetëra mijëra nxënës e fillojnë ditën në banka të shkollës, sikurse shokët e shoqet e tyre në shkolla private”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.