Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Shpifje se s’është qashtu’, ‘Cili projekt more po zhagitet’ – Mospajtime mes Jakupajt-Rahimajt

Gazeta10
02 October 2025 - 21:13

Kandidatit për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi dhe kryetarit aktual, Kadri Rahimaj (VV), janë përplasur në debatin në “Politiko”, duke hedhur akuza për projektin e një shkolle. 

Jakupi akuzoi qeverisjen lokale dhe Ministrinë e Arsimit për zvarritje, duke thënë: “Janë kërku 2.2 milionë euro për me nis procedurat e ndërtimit të shkollës, ndërsa ministrja Arbërie Nagavci nuk është zotu më shumë se 1.7 milionë. Kurrë nuk na i ka dhënë paret, se projekti është i madh.”

Rahimaj iu kundërpërgjigj duke pyetur: “E qysh po e financon tash me 2.8 milionë euro?”

Jakupi tha se për shkak të vonesave është rritur kostoja: “E ju tu e zhagitë keni arrit me e ba 2.8 milionë euro.”

Rahimaj e mohoi këtë version duke theksuar se ideja ka qenë për bashkëpunim mes komunitetit shqiptar dhe atij serb: “Absolutisht jo, pse po e thu. Ideja për atë shkollë ka qenë me u ba bashkë komuniteti i serbëve dhe shqiptarëve.”

Ndërsa Jakupi reagoi: “S’është qashtu, ma se gabim je. Mos ta degradojmë, mos shpif.” Rahimaj. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.