
Emisioni “Kampionët” po vazhdon edhe këtë javë, me të ftuar në studio dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, së bashku me dy të ftuarit tjerë, Muhamet Dragusha e Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit për listën e lojtarëve të ftuar nga Kosova, Faruk Statovci ka thënë se Daku ka meritur ftesë nga Kosova.
“Nuk e di nëse Daku do të shkojë të luajë për kombëtarën e Shqipërisë, mirëpo unë mendoj se ai e ka merituar ftesën nga tekniku francez, Alain Giresse.”, tha Statovci.
Tutje, ai thotë se ftesën e meritojnë lojtarët që kanë minuta me klubet e tyre.
“Kemi gjithmonë kritika e mendime të ndryshme, mirëpo unë mendoj se te kombëtarja e Kosovës duhet të ftohen gjithmonë ata lojtarë që kanë minuta të kënaqshme me klubet e tyre.”, përfundoi Statovci.