
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se në sheshin e kësaj komune qytetarët kanë mundësi që të lidhen me internet 24 orë.
Muharremaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se ky projekt është bërë me kërkesë të qytetarëve.
“Është një projekt me USAID-in, është kërkesë e qytetarëve që të ketë wirelese 24 orë. Ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe e kemi kry”, ka thënë Muharremja.
Po ashtu, ai ka thënë se është përfunduar edhe shtegu për biçikleta. /Gazeta10