
Qytetarët në komunën e Prishtinës janë duke rrezikuar jetët e tyre gjersa janë duke ecur nëpër trotuare.
Reshjet e borës gjatë vikendit kanë vështirësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër trotuare, pasi mospastrami i tyre, ka bëre që ato të shndërrohen në ‘pistë patinazhi’, raporton gazeta10.
Trotuaret në disa lagje të Prishtinës janë krejtësisht me akull, duke rrezikuar kështu edhe jetën e kalimtarëve.
Komuna e Prishtinës ditën kur filluan reshjet doli me një njoftim duke u zotuar në pastrimin e të gjitha rrugëve, ndërsa pastrimin e trotuareve duket se e ka lënë në ‘mëshirë të fatit’.
Si duket kompania e mirëmbajtjes dhe komuna nuk janë interesuar që t’i pastrojnë ato.
Gazeta10 ju sjell disa fotografi nga disa lagje të Prishtinës, ku qytetarët mezi ecin nga akulli, me frikën që mund të rrëzohen në çdo hap që bëjnë. /Gazeta10/