
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në Politiko shpalosi planprogramin e tij për kryeqytetin.
Ismaili përmendi edhe sulmet të cilat i ka pasur prej politikanëve të tjerë, por edhe prej kundërkandidatëve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kundërkanidati nga LDK-ja, Përparim Rama ishin ata që e kishin “sulmuar” Ismailin, e siç e quan ai, me një gjuhë të papërshtatshme për pozicionin që ata kanë dhe e papërshtatshme për garën që janë duke e bërë.
Ismaili tha se ata janë të etur për konflikte, e duan që edhe të ushqejnë konflikte sepse kanë nevojë për to.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: