Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xani: Gara për numrin më të madh të komunave do të jetë mes PDK-së dhe LDK-së

Gazeta10
05 October 2025 - 21:16

Komentatori politik, Visar Xani, në “Politiko” ka vlerësuar se zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të karakterizohen nga një garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së për numrin më të madh të komunave që do t’i drejtojnë.

Sipas Xanit, të dy partitë mund të humbin disa komuna, por njëkohësisht kanë potencial të rikthejnë disa të tjera, duke përmendur raste konkrete si Klinën, Lipjanin dhe Shtimen, ku pritet një garë e fortë dhe mundësi për balotazh.

“Gara do të jetë për partinë e parë me numër të komunave mes LDK-së edhe PDK-së, për shkak se këto parti disa komuna munden me i humbë, por në disa, p.sh. siç është Klina, ndoshta edhe Lipjani apo Shtimja, mund të ketë balotazh apo rikthim të këtyre partive. P.sh. në këtë rast PDK-ja i ka qeverisur më herët këto komuna, por e rrezikon seriozisht ndoshta Vushtrrinë. Ndërsa LDK-ja mund ta humbas Junikun, por mund ta rikthejë Podujevën,” tha Xani.

Ai shtoi se balancat lokale do të jenë vendimtare për përcaktimin e forcës reale të partive tradicionale në skenën politike. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.