
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është parlajmëraur të mbahet nesër në ora 10:00.
Aty pritet të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit i propozuar nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo sipas komentatori politik, Sadik Zeqiri, nesër do të shtyhet votimi i kryetarit të Kuvendit, pëcjell Gazeta10.
Ai thotë se pa arritjen e ndonjë koalicionit qeverisës mes Vetëvendosjes dhe ndonjë partie politike në opozitë nuk do të zgjedhet as kryeparlamentari.
“Nesër do të shtyhet çdo gjë, nuk do të propozohet as kryetari i Kuvendit, derisa të bëhet një marrëveshje”, ka thënë Zeqiri në emisonin ‘Politiko’ në Kanal10. /Gazeta10/