
Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahu.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ajo ka thënë se kallëzimi penal është duke u trajtuar nga kjo prokurori.
“Po, kemi pranu kallëxim penal edhe e kemi në trajtim. Mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepër penale që janë kundër korrupsionit zyrtar edhe kundër detyrës zyrtare, nuk i kam të konfrimuara për veprat tjera penale”, tha Ulaj. /Gazeta10