
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha u është përgjigjur kritikave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit dhe Mefail Bajqinovcit, të cilët kanë thënë se Ministria e Mbrojtjes ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake për furnizimin me ushqim dhe se opozita ka bërë propagandë në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës.
Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se deklaratat e tyre nuk janë relevante, meqë sipas tij, asnjëri prej tyre nuk kanë njohuri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Shumë pak rëndësi ka çka thonë ata, se s’kanë njohuri. Kjo kategori mendojnë që ushtria është veç një forcë, kur e merr një pushkë edhe rri gatitu. Ai është elementi më i vogël, është shkencë, është studim”, tha Berisha. /Gazeta10/