Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Koalicion Vetvendosje-Nisma? Rexhaj: Ka mundësi të madhe

Gazeta10
26 May 2025 - 22:16

Deputeti  Arbër Rexhaj nuk i ka mohuar mundësitë për një koalicion mes Vetvendosje dhe Nismës Socialedemokrate, raporton Gazeta10.

Rexhaj në Politiko deklaroi se deri më tani ka pasur komunikime mes tyre, por jo aq sa për të arritur një marrëveshje konkrete.

Mes tjerash, ai tha se është e padrejtë që nga një parti me tre deputetë të kërkohen poste me rëndësi të madhe politike.

Marrëveshjet finalizohen me nënshkrime të dy palëve. Ka pasur biseda e komunikime por jo marrvëshje. Ka hapsirë dhe ka mundësi të madhe realisht të kemi koalicion mes VV dhe Nisma-s. Kjo marrëveshje bëhet mes dy liderëve dhe për mua nuk ka rëndësi se ku e sheh Limën, por që të jetë marrëveshje në frymën e bashkëpunimit e cila shkon drejtë zgjedhjes së qeverisë“, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.