
Kjo e martë shënoi dështimin e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë ngërç në të cilin ka mbetur vendi, drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu thotë se po bëhet me një qëllim të caktuar.
Kryeziu në “Politiko” deklaroi se po mendohet të blihet kohë nga partitë politike.
Mes tjerash, ai tha se ende në proceset politike vërehet nevoja për ndërhyrjet ndërkombëtare.
“Ne si shoqëri civile por edhe si qytetarë kemi menduar se jemi duke u rritur si shtet, si politik edhe si institucione që të mos kemi nevojë për ndërmjetësim ndërkombëtar.Por, marrë parasysh përpos situatës kur para katër vitesh, kryeministri Kurti me listën Guxo fitoi shumicën dhe s’pat nevojë për koncenzus politik, ne po e shohim se tek gjitha krizat politike tek ne kemi pasur nevojë për ndërkombëtare dhe kjo tani është duke treguar, që ne ende kemi nevojë për ndërhyrjen kombëtare“, deklaroi Kryeziu.