Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Gjendet pa jetë një person në Prishtinë

Gazeta10
29 May 2025 - 8:55

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti  tha se janë informuar rreth orës 06:00 për këtë rast, ndërsa vdekja e këtij personi është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

“Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.