Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Gazeta10
31 July 2025 - 16:46

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore, sakaq Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Pllana.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.