Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Dy raste dhune në familje brenda 24 orëve në Gjakovë dhe Malishevë, një person dërgohet në spital psikiatrik

Gazeta10
04 Gusht 2025 - 8:53

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të, përkatësisht në Gjakovë dhe Malishevë, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.

Rasti i parë është raportuar në Gjakovë, rreth orës 00:20, ku viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar gjithashtu mashkull. Sipas njoftimit zyrtar, pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, rreth orës 19:00 në Malishevë, një tjetër rast i dhunës familjare është raportuar, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, dhe pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka theksuar se trajtimi i rasteve të dhunës në familje mbetet prioritet dhe fton qytetarët të raportojnë çdo rast të tillë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.