
Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur ditën e hënë, gjatë së cilës është përdorur edhe arma e zjarrit. Tre prej të dyshuarve kanë nënshtetësi gjermane.
Si pasojë e përdorimit të armës, një prej personave ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, njoftoi policia.
Tutje, thuhet se arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.
Rasti është nën hetime.