Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksion kundër bixhozit të paligjshëm, 13 të arrestuar në Isniq të Deçanit

Gazeta10
17 Gusht 2025 - 8:09

13 persona janë arrestuar në Isniq të Deçanit.

Të dyshuarit për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”, janë ndaluar për 48 orë, njofton Prokuroria Themelore e Pejës.

Gjatë aksionit të udhëhequr nga kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj, janë konfiskuar edhe rreth 17 mijë euro, një armë e zjarrit, shufra metalike dhe thika.

“Po ashtu, janë sekuestruar edhe prova tjera materiale të cilinat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur të cilat do shërbejnë në këtë procedurë penale”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë ndaj të pandehurve për sigurimin e tyre në procedurë penale për veprimet e mëtutjeshme ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.