Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Liberalizimi i vizave, Tahiri: Dje u vendos edhe një kusht, të flasin krerët e shtetit

Gazeta10
14 October 2022 - 11:20

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se dje është vendosur edhe një kusht për këtë proces dhe se duhet të flasin krerët e shtetit për këtë, raporton Gazeta10.

Tahiri ka thënë se drejtimi i Kosovës është pro-perëndimor.

Ai më tej ka thënë se Serbia nuk po e sanksionon Rusinë dhe po kalkulon me agjenda.

Tahiri ka shtruar si kërkesë edhe veprime konkrete se si të vazhdohet tutje.

“Dje u vendos edhe një kusht, nesër do të dalë një shtet tjetër do të vendos edhe një kusht. Ky trajtim jodinjitoz i Kosovës duhet ndaluar. Drejtimi ynë dihet, është pro-perëndimor, në politikën e jashtme të sigurisë pro-amerikan, në agjendën evropiane 100 për qind pro Brukselit. Derisa Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk e sanksionon Rusinë, kalkulon dhe luan me agjendën e tyre për interesa politike, Kosova e ka një drejtim dhe të moskeqpërdoret kjo. Kjo duhet të ndodhë nga Kuvendi. Kryetari i Kuvendit duhet ta adresojë një letër dhe kryeministri duhet të flasë”, ka thënë Tahiri.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.