Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Lutfi Haziri: Nuk kemi Kuvend të konstituuar

Gazeta10
02 September 2025 - 20:40

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, Lutfi Haziri, është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut, në “Politiko”.

Në ngjarjet e fundit rreth Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse është apo jo një Kuvned i konstituuar, Haziri në “Politiko” thotë se nuk e kemi një të tillë, shkruan Gazeta10.

“Nuk kemi kuvend të konstituuar dhe nuk quhet i konstituuar pa u zgjedhur kryesia, se paku duhet te rrumbullakesohet si proces sepse po flasim per te drejten e fituar”.

Haziri tha se e kishin ftuar Kurtin për një marrëveshje politike, në mënyrë që të implementohen rezultatet e 9 shkurtit, por pa rezultat. Sipas tij, Albin Kurti në emër të së drejtës së fituar si parti e parë me 9 shkurt, ka insistuar dhe ka arritur që me procedurë ta zgjedhë kandidatin e pestë të propozuar dhe jo në një marrëveshje politike qe LDK e ka ftuar.

“Nëse për disa muaj Zoti Kurti në emër të të drejtës së fituar si parti e parë me 9 shkurt, ka insistuar me kokëfortësi dhe ka arritur që me procedurë ta zgjedhë kandidatin e pestë të propozuar e jo në një marreveshje politike për te cilën ne e kemi ftuar dhe e kemi thirrë”, shtoi tutje Haziri./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.