
Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se gara më interesante në balotazhin e së dielës do të jetë ajo në Mitrovicë, ku, sipas tij, do të matet edhe forca politike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një paraqitje në emisionin “Politiko”, Matoshi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka investuar më shumë në këtë komunë, ndërsa zgjedhjet lokale kanë krijuar një balancë të re politike në vend.
“Zgjedhjet kanë krijuar një balancë të re, i kanë dhënë pak frymë dhe shkollë politike edhe vetë nivelit nacional. Gara më interesante mbetet Mitrovica, sepse aty matet ‘lëkura e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti’,” tha Matoshi.