Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Prokuroria e Policia në Mitrovicë, Hodaj: Duhet të hetohen të gjitha dyshimet

Gazeta10
10 November 2025 - 21:24

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicë është ndalur përkohësisht, pasi Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërhyrë në qendrën komunale të numërimit. Sipas informacioneve, ndërhyrja lidhet me dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit.

Në lidhje me situatën, avokati Taulant Hodaj, i ftuar në emisionin Politiko, tha se verifikimi i kandidatëve është pjesë e një procesi normal dhe të domosdoshëm në një sistem demokratik.

“Më shumë se ç’është hetuar e verifikuar Faton Peci, askush tjetër në Kosovë nuk është. Për mendimin tim, Peci është fitues i betejave të vështira dhe do të dalë fitimtar. Organet e drejtësisë e kanë punën e vet, duhet të verifikohen rastet. Është mirë që sistemi po funksionon,” deklaroi Hodaj.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.