Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘E Mimoza qe i thojke zemlake a?’, ‘Qëndrimi i Simiqit me Abdixhikun ishte i njëjtë’ – Përplasen Gashi-Grainca

Gazeta10
19 November 2025 - 21:22

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” mes komentatorëve politikë Blerim Gashi dhe Blerim Grainca, të cilët janë përplasur rreth rolit të Listës Serbe në Kuvend. 

Grainca deklaroi se të gjitha partitë kishin kontribuar në shkarkimin e qeverisë së Mustafës, përfshirë edhe Vetëvendosjen me Listën Serbe.

“Qeverinë e Isa Mustafës e kanë shkarku të gjitha partitë, përfshirë Vetëvendosjen me Listën Serbe”, tha Grainca.

Ndërsa Gashi iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka qenë tradhti.

“Su kanë tradhti ajo, ndryshe o me tregu a me koordinim a pa koordinim”, tha ai.

Polemika u tensionua më tej kur Grainca përmendi bisedën e Mimoza Kusarit me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

“E Mimoza, hajde koordinohemi me zemlaken, patriote ajo a?”, u shpreh Grainca.

Gashi e quajti “shpifje”:

“Shpifje ajo”, tha Gashi. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.