
Një debat i tensionuar është zhvilluar në “Politiko” mes komentatorëve politikë Blerim Gashi, Krenar Shala dhe Blerim Grainca, të cilët u përplasën ashpër mbi gjendjen ekonomike të Kosovës, investimet e huaja, inflacionin dhe deficitin tregtar.
Krenar Shala nisi diskutimin me një seri pyetjesh drejtuar të ftuarve:
“Sa janë rritë investimet e jashtme, a e din? Sa janë rrit rrogat, a e din?”, tha Shala, duke nënvizuar progresin që sipas tij ka ndodhur në ekonomi.
Blerim Grainca e kundërshtoi duke u fokusuar te inflacioni:
“Sot, sipas vet ministrit të Financave, e ki inflacionin 4.7% në Kosovë”, deklaroi ai.
Në këtë pikë, Gashi reagoi menjëherë:
“1.6 — i pasaktë me shifra”, tha ai, duke theksuar se Grainca po manipulon me të dhënat.
Debati vazhdoi të ashpër kur Grainca kritikoi gjendjen e bilancit tregtar:
“Sot e ki deficitin tregtar më të lartë se kurrë”, theksoi ai.
Gashi e mohoi këtë, duke pretenduar se situata është përmirësuar:
“Kjo nuk është e vërtetë, 1 me 11 u kanë — 1 me 6 është tash”, u përgjigj Gashi.
Por Grainca nguli këmbë:
“5.4 e ki”, tha ai, duke iu referuar të dhënave që pretendonte se janë aktuale. /Gazeta10