
Analisti politik, Halil Matoshi qëndroi përballë deputetëve, Artan Behrami dhe Arbër Rexhajt, sonte në studion e “Politikos”, ku edhe parashtroi disa pyetje për deputetin e PDK-së, Artan Behramin.
Matoshi i tha Behramit, se si mund të ua sqaroni votuesve tuaj që ju si PDK patët votë për Dimal Bashën, dhe jo votë për Albulena Haxhiun, si gruaj më e votuar në atë subjekt politik.
Artan Behrami tha se PDK prej fillimit u kanë e interesume për konstituim të Kuvendit, por jop me kushtin e shkeljes së Kushtetutës, shkruan Gazeta 10.
“Unë besoj që i ke përcjell ngjarjet qysh kanë rrjedh deri te votimi. PDK prej fillimit u kanë e interesume për konstituim të Kuvendit, prej fillimit. Por jo me kushtin e shkeljes së Kushtetutës, rregullave të Kuvendit, rregullave praktikave parlamentare dhe jo mbi kushtin e diktatit dhe shantazhit politik”, shtoi tutje Behrami.
Halil Matoshi i ndërhyri, duke i thënë se edhe votimi i Dimal Bashës ka qenë shkelje e madhe e Kushtetutës.
“Edhe kur u votu Dimali, Kosova ka qenë shkelje permanente Kushtetuese”, shtoi tutje Matoshi, shkruan Gazeta 10.
Behrami tha se PDK prej fillimit ka qenë e interesume për konstituim, për shkak të adresimit të sfidave të brendshme dhe për shkak të procesit në Hagë, i cili ka mundur të adresohet në Kuvend, por siç tha Behrami, nuk u adresua.
“Insistimi i parë ka qenë në njëfarë forme kërcënimi nëse nuk e votoni Albulenën me demek ket ven unë e kalli. PDK prej fillimit ka qenë e interesume për konstituim, për shkak të adresimit të sfidave të brendshme, për shkak që i kem një proces në Hagë i cili ka mujtë me u adresu në Kuvend e nuk u adresu, për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat PDK dhe Bedri Hamza ka thanë që ne edhe përkundër që ka pas qëndrime tjera të partive politike, Bedri Hamza ka thanë se ne duhet me i votu marrëveshjet edhe me ratifiku marrëveshjet ndërkombëtare.Pra, PDK ka shku në çdo takim Halil, ka shku në çdo takim që e ka thirr Albin Kurti, me të vetmin qëllim që me dalë sa ma shpejtë nga kjo situatë, edhe nashta me paramendimin se çfarë loje po lun edhe çfarë po mundohet. Edhe ne kemi qit disa kritere, se ne jetojmë në demokraci edhe Kushtetuta jonë në epiqendër e ka dialogun edhe kompromisin, që këta e kanë myt, e kanë vra llovaçkë, edhe dialogun edhe kompromisin që është baza e demokracisë”, shtoi tutje Behrami./ Gazeta 10