Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi: Ftesa e VV-së ndaj LDK-së ishte ftesë për t’u refuzuar

Gazeta10
02 December 2025 - 20:59

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ftuar sonte në emisionin Politiko, ka komentuar ftesën që Lëvizja Vetëvendosje ia kishte bërë LDK-së për krijimin e një koalicioni. Gashi tha se kjo ftesë nuk ishte serioze dhe se, sipas tij, ishte e dizajnuar që të refuzohej.

“Mund të duket fjalë e ashpër, por mendoj se ka qenë ftesë për t’u refuzuar dhe për të krijuar një moment politik,” deklaroi Gashi. Ai shtoi se përvoja e kaluar mes dy partive nuk ka qenë e qëndrueshme: “E kemi pasur një bashkëpunim që nuk zgjati më shumë se 50 ditë.”

Sipas tij, VV ka bërë lëvizje politike që synonin më shumë krijimin e një narrative publike sesa ngritjen e një partneriteti real qeverisës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.