
Analisti politik, Beqë Cufaj, në emisionin Politiko deklaroi se se fushata aktuale zgjedhore përfaqëson një reflektim të situatës së krijuar politike në muajt e fundit.
“Unë e shoh këtë fushatë si një lloj bilanci të një ngërçi që e kemi pasur tash e disa muaj. Mendoj që do të ketë befasi”, u shpreh Cufaj.
Sipas tij, dinamika politike dhe zhvillimet e fundit mund të prodhojnë rezultate të papritura në procesin zgjedhor.