
Përfaqësuesi i VV-së, Glauk Konjufca ka folur pak para nisjes së debatit, duke theksuar se gjithçka varet nga kundërshtarët, por sipas tij nuk pritet të jetë një sfidë e madhe.
Ai theksoi se disponimi para zgjedhjeve është shumë i mirë dhe se është punuar shumë gjatë kësaj periudhe.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! bazohet kryesisht në punën e aktivistëve, dhe shpresojmë që kjo të kurorëzohet më 28 dhjetor,” tha Konjufca. Ai shprehu pritshmëri për një pjesëmarrje rekord në zgjedhje, duke theksuar se mendohet të dalin mbi 1 milion njerëz, duke shtuar se VETËVENDOSJE! pritet të marrë një rezultat të mirë”.