Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Lladrovci: Presidentja ofroi ndihmën e FSK-së, por situatën aktualisht në Drenas po e menaxhojmë vetë

Gazeta10
06 January 2026 - 21:00

Komuna e Drenasit po vazhdon të përballet me reshje të shumta shiu, të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujërave dhe krijimin e vështirësive në disa zona.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në terren, duke përcjellë nga afër situatën dhe duke u informuar për gjendjen reale në zonat më të prekura.

Ai për Politiko bëri të ditur se, përveç koordinimit me strukturat lokale dhe ekipet emergjente, ka zhvilluar edhe komunikim të drejtpërdrejtë me Presidenten e vendit për veprimet e mëtejmë.

“Kam pasur komunikim të drejtpërdrejtë sot me Presidenten, e cila më ka ofruar edhe njësitë e FSK-së. Mirëpo, i kam kërkuar që të mos i lëvizë njësitë, pasi ne do të përballemi vetë me situatën,” deklaroi Lladrovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.