
Komentatori politik Visar Xani ka vlerësuar se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk sollën befasi sa i përket emrave të deputetëve, pasi shumica e tyre janë rikonfirmuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Sipas Xanit, te Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur surpriza, pasi pjesa më e madhe e kandidatëve tashmë janë deputetë, e disa të tjerë do të marrin konfirmimin për t’u bërë deputetë pas formimit të qeverisë.
“Nuk mund të shohim befasi te LVV-ja, sepse pothuajse bëhet fjalë për të njëjtët emra”, u shpreh ai në Politiko.
Ai theksoi se befasi e vetme në listat zgjedhore ishte Eman Rrahmani, i cili u fut në listën e PDK-së dhe arriti të zgjidhet deputet, ndonëse vinte nga një subjekt politik konkurrent.
“Për mua, kjo ka qenë befasia e vetme reale”, tha Xani.
Komentatori shtoi se në përgjithësi, krahasuar deputetët e zgjedhjeve të 9 shkurtit me përbërjen aktuale, nuk ka hapësirë për surpriza, përveç disa emrave nga secili subjekt politik që nuk arritën të sigurojnë mandat.
Sipas tij, befasi e vërtetë ishte përqindja e votave të fituara nga Lëvizja Vetëvendosje.
“51% ishte vështirë e parashikueshme, jo nga renditja, por nga përqindja. LVV-ja ka performuar më shumë sesa ka pritur edhe vetë”, theksoi Xani.
Ai përfundoi se kjo fitore e bën LVV-në forcë triumfuese, por njëkohësisht e ngarkon me përgjegjësi të madhe për formimin e institucioneve në një afat sa më të shkurtër./Gazeta10
Deklarata e plotë: