
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Davos, ka nënshkruar sot anëtarësimin e Kosovës në Forumin e Paqes për Gazën, një iniciativë e mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ky veprim është vlerësuar pozitivisht nga analisti Faton Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Çdo avancim i pozitës së shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, sidomos në bashkëpunim me SHBA-në, meriton përkrahje dhe duartrokitje. Kosova është sot shtet i lirë dhe sovran falë mbështetjes së palëkundur amerikane”, u shpreh Bislimi.