
Gazetari Branislav Kërstiq ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave të fundit që janë drejtuar ndaj gazetarit Kushtrim Sadiku, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe selektive, shkruan Gazeta 10.
Kërstiq ka theksuar se Sadiku ka raportuar për më shumë se 20 vjet nga veriu i vendit dhe se sot po përballet me sulme, të cilat ai i quan të turpshme. Sipas tij, ata që po e sulmojnë Sadikun nuk kanë treguar të njëjtin reagim në raste të tjera të ndjeshme.
“Dua t’i pyes ata që po sulmojnë: a e kanë ngritur zërin kur delegacioni palestinez në Beograd deklaroi se Kosova është Serbi? A kanë reaguar për çështjen e shamive në shkolla?”, ka thënë Kërstiq.
Ai ka shtuar se reagimet aktuale tregojnë standarde të dyfishta dhe mungesë konsistence në mbrojtjen e parimeve, duke vënë në pikëpyetje motivet reale të kritikave ndaj gazetarit Kushtrim Sadiku./Gazeta10
Deklarata e plotë: