
Gjatë së shtunës, policia në Pejë pati informatë se ka një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në Dollc të Klinës.
Sipas njoftimit të fundit alarmi ishte i rrejshëm pasi njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dje, ka larguar të gjithë personat dhe ka siguruar vendin e ngjarjes.
Njësitë EOD dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore.