Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Artan Behrami për listën e deputetëve të PDK-së: 10-shja e parë personifikon imazhin e kryetarit dhe të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza

Gazeta10
08 December 2025 - 21:16

Ish deputeti i  Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ishte sonte pjesë e emisionit “Politiko”, komentoi listën e deputetëve të kësaj partie, ku 10-shja e parë ka pësuar ca ndryshime nga herët e kaluara.

Behrami tha se 10-shja e parë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës është një reflektim edhe gjeografik, por mbi të gjitha është një skicim i grupit parlamentar të kësaj partie se si duhet të jetë në të ardhmen.

Ai tha se 10-shja e parë, është 10-shja që personifikon edhe imazhin e kryetarit dhe të kryeministrit të ardhshëm, që e kishte fjalën për Bedri Hamzën.

“Çfarë kemi bërë ne, është sidomos 10-shja e parë  prej gjithë listave të Partisë Demokratike të Kosovës është një reflektim edhe gjeografik, por mbi të gjitha është edhe një skicim i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës se si duhet të jetë në të ardhmen. 10-shja e parë, është 10-shja që është personifikim edhe i imazhit të kryetarit dhe të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Pra aty ka njerëz siç është Arben Mustafa, për të cilin grupi parlamentar ka pasur nevojë për një ekonomist të shquar. Janë poashtu një përfaqësim rajonal në kuptimin e gravitetit të votës, ku e keni Uran Ismajlin, dega më e madhe në fakt edhe në Kosovë, jo e Partisë Demokratike të Kosovës, por dega mëe  madhe në Kosovë për nga numri i banorëve që është Prishtina.”, shtoi tutje Behrami./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.