
Analisti Arton Demhasaj në emisionin “Politiko” ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas deklaratës së tij, gazetari Kushtrim Sadiku i ka thënë se do t’i bësh nder partisë së AAK-së, raporton Gazeta10.
“Unë jam 100% i bindur se Arton Demhasaj është një vlerë e jashtëzakonshme e partisë, do t’i bënte nder, dhe po ashtu do ta bënte më të fortë këtë subjekt politik”, tha Sadiku.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10