
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj akuzave se VV-ja po e nxit gjuhën e urrejtjes dhe ofendimeve në diskursin publik.
Në emisionin Politiko, ai tha se ky fenomen është shumë më i vjetër dhe nuk ka nisur me Vetëvendosjen.
“Kam marrë fyerje e lavdata nga 1500 komente që i kam pasur. Ka me qindra fyerje që bëhen, por tashmë jemi mësuar sepse jemi persona publik,” deklaroi Bajqinovci.
Ai shtoi se gjuha e ashpër në politikë është e pranishme qysh në fillim të viteve 2000.
“Komponenta politike mundet me thënë çka do, por ne e dimë prej vitit 2000 se kush e ka ushqye këtë gjuhë së pari. Ju e dini sa agresive ka qenë skena politike nga viti 2001 deri në vitin 2008,” u shpreh ai.