
Bali Muharremaj është rizgjedhur për edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Suharekës, pas fitores në balotazhin e mbajtur dje.
Në një deklaratë për emisionin Politiko, Muharremaj tha se kishte bindje të afërta për fitoren, duke theksuar se rezultati përfundimtar ishte në duart e qytetarëve.
“Isha i bindur për një përqindje plus minus, mirëpo rezultatin e kanë treguar qytetarët. Në momentin që del në terren, e sheh optimizmin e tyre,” u shpreh ai.
Kryetari i rizgjedhur theksoi se prioritetet e tij mbeten të pandryshuara: “Në radhë të parë është puna, në të dytën afërsia me qytetarët.”