Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Barani: Oliver Ivanoviq, i përfshirë në tri masakra në Mitrovicë, u emërua nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Gazeta10
03 February 2026 - 21:12

Ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) në Mitrovicë, Halit Barani, ka deklaruar se Oliver Ivanoviq, sipas tij, gjatë luftës ka marrë pjesë në masakra, ndërsa pas luftës është përfshirë në institucionet e shtetit të Kosovës, duke ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit të Kuvendit.

Barani ka theksuar se pjesëmarrja e Ivanoviqit në tri masakra në Mitrovicë, ku u pushkatuan 41 shqiptarë, përbën një fakt që, sipas tij, nuk mund dhe nuk duhet të harrohet.

“Fatkeqësia jonë është që Oliveroviqi, pas lufte, ka qenë pjesëmarrës në tri masakra në Mitrovicë ku u pushkatuan 41 shqiptarë, dhe megjithatë është vendosur në Parlamentin tonë, madje si zv/kryetar”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.