Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Grainca: LDK mbetet aset kombëtar, e ardhmja politike e Kosovës lidhet me drejtimin e saj pas zgjedhjeve

Gazeta10
29 January 2026 - 20:40

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Blerim Grainca ka theksuar rëndësinë historike dhe politike të kësaj partie, duke e cilësuar atë si një vlerë dhe aset kombëtar për Kosovën, shkruan Gazeta 10.

Sipas Graincës, LDK është partia që ka ndërtuar një “shkollë politike” dhe një lloj akademie politike, nga e cila kanë mësuar edhe subjektet e tjera në vend. Ai nënvizoi se LDK mbetet e vetmja parti që zhvillon debat dhe garë të brendshme reale.

“LDK është partia e vetme që zhvillon një debat dhe një garë të brendshme. Sot është çështje tjetër sepse shpeshherë kjo garë dhe ky debat kanë devijuar nga rregullsia, por megjithatë rëndësia e zgjedhjeve në LDK për opinionin publik në Kosovë tregon fuqinë dhe peshën që kjo parti ka në skenën politike,” deklaroi Grainca në Politiko.

Ai shtoi se interesi i madh publik për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dëshmon rolin kyç të saj në zhvillimet politike të vendit, duke theksuar se shumë procese të ardhshme në Kosovë janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si do të duket LDK pas zgjedhjeve të së shtunës.

“Shumë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës varen drejtpërdrejt nga ajo se çfarë drejtimi do të marrë LDK pas këtij procesi,” përfundoi ai./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.